Voter Language Access

translation

Shikoni këtë faqe në gjuhën tuaj:

Zgjedhjet e ardhshme dhe shërbimet e VLA

Rreth Ndihmës Gjuhësore për Votuesit: Komisioni për Angazhimin Qytetar të Qytetit të Nju Jorkut (NYC Civic Engagement Commission, NYCCEC) ofron shërbime gjuhësore për votuesit me Njohuri të Kufizuara të Anglishtes (Limited English Proficiency, LEP) gjatë zgjedhjeve. Programi i Ndihmës Gjuhësore për Votuesit (Voter Language Assistance, VLA) ofron shërbime interpretimi në disa qendra votimi të përzgjedhura në gjuhët e mëposhtme:

  • Shqip, arabisht, bengalisht, kinezçe (kantoneze, mandarine), frëngjisht, greqisht, kreolisht haitiane, italisht, koreane, polonisht, rusisht, urdu dhe jidish

Datat Kryesore për Zgjedhjet Paraprake të Qershorit 2026

Datat e votimit:

  • 13 Qershor - 21 Qershor: Votimi i Hershëm
  • 23 Qershor: Dita e Zgjedhjeve

Afatet:

  • 13 Qershor: Formulari i regjistrimit të votuesit duhet të pranohet nga Bordi i Zgjedhjeve (Board of Elections, BOE).
  • 13 Qershor: Kërkesa për fletë votimi me postë ose online duhet të pranohet nga BOE.
  • 22 Qershor: Dita e fundit për të aplikuar personalisht për një fletë votimi në mungesë në një zyrë të BOE.
  • 23 Qershor: Dita e fundit për të vulosur me postë ose dorëzuar personalisht një fletë votimi në mungesë.

Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj të regjistrimit si votues, kontrolloni në faqen e internetit të BOE ose telefononi në 866-868-3692.

Shërbimet e interpretimit për Zgjedhjet Paraprake të Qershorit 2026

Për Zgjedhjet Paraprake të Qershorit 2026, VLA do të ofrojë shërbime interpretimi në datat e mëposhtme:

  • Votimi i Hershëm: e premte, 19 Qershor (vetëm jidish), e shtunë, 20 Qershor dhe e diel, 21 Qershor
  • Dita e Zgjedhjeve: e martë, 23 Qershor

Për të mësuar nëse qendra juaj e votimit do të ketë shërbime interpretimi nga VLA në zgjedhjet e ardhshme, vizitoni Hartën e Shërbimeve të Votimit të Hershëm ose Hartën e Shërbimeve për Ditën e Zgjedhjeve. Gjithashtu mund të gjeni një Listë të aksesueshme të Shërbimeve të Votimit të Hershëm dhe Listë të Shërbimeve për Ditën e Zgjedhjeve. Për të gjetur qendrën tuaj të votimit, vizitoni Gjej Qendrën Time të Votimit dhe vendosni adresën tuaj për të gjetur vendndodhjen e votimit. Ju lutemi vini re se vendndodhja juaj për Votimin e Hershëm mund të jetë e ndryshme nga ajo për Ditën e Zgjedhjeve dhe mund të ketë ndryshuar që nga hera e fundit që keni votuar.

Bordi i Zgjedhjeve të Qytetit të Njo Jorkut ofron shërbime në qarqet e mëposhtme:

  • Nju Jork: spanjisht, kinezçe (kantoneze, mandarine)
  • Kings: spanjisht, kinezçe (kantoneze, mandarine), urdu, bengalisht
  • Kuins: panjisht, kinezçe (kantoneze, mandarine), koreane, bengalisht, hindi, punxhabi dhe tagalog
  • Bronks: spanjisht
  • Riçmond: spanjisht, kinezçe

Shërbimet e interpretimit të VLA plotësojnë, por nuk zëvendësojnë dhe as nuk dyfishojnë shërbimet e interpretimit të BOE.

Çfarë përmban fleta e votimit

Në zgjedhjet paraprake të Qershorit 2026, votuesit e Nju Jorkut do të votojnë për të zgjedhur kandidatët e partisë së tyre për poste që përfshijnë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Guvernatorin, Senatin Shtetëror, Asamblenë Shtetërore dhe disa pozicione lokale ose gjyqësore.

Nju Jorku ka një sistem zgjedhjesh paraprake të mbyllura dhe votuesit mund të marrin pjesë vetëm në zgjedhjet paraprake të partisë në të cilën janë të regjistruar. Fituesit do të vazhdojnë në Zgjedhjet e Përgjithshme të nëntorit.

Për të parë fletën tuaj të votimit, vizitoni faqen e internetit të Bordit të Zgjedhjeve të Qytetit të Nju Jorkut.

Anglisht - Udhëzues i Printueshëm i Burimeve

Shqip - Njihni të Drejtat Tuaja (Klikoni për ta hapur)