Human Resources Administration311Search all NYC.gov websites

Shqiptare (Albanian)

Shqiptare

Administrata e Burimeve Njerëzore (Human Resources Administration, HRA) ndihmon mbi 3 milionë njujorkezë. HRA-ja ofron shërbime interpretimi pa pagesë në mbi 200 gjuhë në të gjitha vendndodhjet fizike, si dhe përmes telefonit. Agjencia ofron dokumente në një shumëllojshmëri gjuhësh. Shumë shërbime të HRA-së janë të disponueshme pavarësisht statusit të imigracionit. Prindërit që nuk kualifikohen mund të aplikojnë në emër të fëmijëve të tyre.


Ndihma Ekonomike (Cash Assistance)

SNAP (Ndihma Ushqimore)

Shërbimet e Mbështetjes Financiare për Fëmijën

Kujdesi shëndetësor

Shërbimet e kujdesit në shtëpi

Shërbimet për HIV/SIDA

Shërbimet e Mbrojtjes së të Rriturve

Homebase

Ndihma ligjore

Asistenca për energjinë elektrike

IDNYC

Fair Fares

Mbështetja për dhunën në familje

Departamenti i Shërbimeve për Personat e Pastrehë (DHS)

Tjetër

Na kontaktoni


Ndihma Ekonomike (Cash Assistance)

Familjet e kualifikueshme mund të marrin deri në 60 muaj ndihmë ekonomike të financuar nga qeveria federale sipas Programit të Ndihmës së Përkohshme për Familjet në Nevojë (Temporary Aid to Needy Families, TANF). Individët beqarë pa fëmijë dhe familjet që kanë marrë tashmë ndihmë ekonomike për 60 muaj mund të marrin përfitime sipas Programit të Rrjetit të Sigurisë së Shtetit të Nju-Jorkut (New York State Safety Net).

Çdokush mund të aplikojë për përfitime online në faqen ACCESS HRA. Mund të ngarkohen dokumentet e kualifikueshmërisë dhe mund të realizohet një intervistë përmes telefonit. Aplikimet dhe mbështetja mundësohen gjithashtu në Qendrat tona fizike të Aksesit të Përfitimeve (Benefit Access Center).

Nëse ju janë vjedhur përfitimet e ndihmës ekonomike, mund të paraqisni një kërkesë për t’i zëvendësuar ato online ose duke dorëzuar një formular të plotësuar.


SNAP (Ndihma Ushqimore)

Programi Për Ndihmën Ushqimore Suplementare (SNAP), i njohur më parë si programi i kuponëve ushqimorë, ofron ndihmë ushqimore për njujorkezët me të ardhura të ulëta. Aplikimet mund të realizohen online në faqen ACCESS HRA. Nuk është e nevojshme të paraqisni një aplikim tjetër për SNAP nëse keni paraqitur një aplikim për Ndihmë Ekonomike.


Shërbimet e Mbështetjes Financiare për Fëmijën

Zyra e Shërbimeve të Mbështetjes Financiare për Fëmijën (OCSS) e HRA-së u shërben prindërve dhe kujdestarëve, pavarësisht të ardhurave apo statusit të emigracionit. Prindërit mund të paraqiten në zyrat e OCSS-së në çdo zonë apo Gjykatë të Çështjeve Familjare.


Kujdesi shëndetësor

Ju mund të aplikoni për Medicaid nëpërmjet HRA-së nëse jeni 65 vjeç e lart ose keni aftësi të kufizuara në ACCESS HRA. Për të gjitha sigurimet e tjera shëndetësore, vizitoni NY State of Health.


Shërbimet e kujdesit në shtëpi

Programet e Kujdesit në Shtëpi janë programe të kujdesit afatgjatë të financuara nga Medicaid. Zyra e Shërbimeve Speciale (OSS) e HRA-së mbikëqyr këtë program (HCSP). Për ndihmë, telefononi 718-557-1399 ose vizitoni faqen ueb të HRA-së.


Shërbimet për HIV/SIDA

Misioni i Administratës së Shërbimeve të HIV/SIDA-s (HASA) është të sigurojë akses në përfitime thelbësore dhe shërbime sociale. Që nga viti 2016, individët me HIV që kualifikohen financiarisht mund të përfitojnë ndihmë të zgjeruar.


Shërbimet e Mbrojtjes së të Rriturve (APS)

APS ofron shërbime për të rriturit me aftësi të kufizuara që janë në rrezik dëmtimi. Për të referuar një klient, telefononi 718-557-1399 ose plotësoni një referim në internet tek APS-ja.


Homebase

Homebase do t’ju ndihmojë të zhvilloni një plan për të kapërcyer një krizë strehimi. Gjeni zyrën më të afërt të Homebase duke klikuar këtu.


Ndihma ligjore

Nëse jeni në rrezik dëbimi ose po përballeni me sfida ligjore, ju mund të keni akses në ndihmë ligjore falas nëpërmjet Zyrës së Drejtësisë Civile (OCJ).


Asistenca për energjinë elektrike (HEAP)

Programi HEAP ndihmon pronarët dhe qiramarrësit me të ardhura të ulëta të paguajnë faturat e ngrohjes. Kontaktoni HEAP në 718-557-1399.


IDNYC

IDNYC është karta zyrtare bashkiake e identitetit e qytetit të Nju-Jorkut për të gjithë banorët 11 vjeç e lart.


Fair Fares

Njujorkezët e kualifikuar mund të përdorin transportin publik me gjysmë çmimi. Aplikoni në ACCESS HRA.


Mbështetja për dhunën në familje

Të mbijetuarit mund të përfitojnë strehim urgjent dhe shërbime mbështetëse. Linja 24-orëshe: 800-621-HOPE.


Departamenti i Shërbimeve për Personat e Pastrehë (DHS)

DHS punon për të parandaluar mungesën e strehimit dhe për të ofruar strehim të pёrkohshëm tё sigurt. Vizitoni faqen e DHS-së.


Tjetër


Na kontaktoni